Vijon protesta e qytetarëve në Tiranë, ku mijëra pjesëmarrës kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit pas qëndresës para kryeministrisë për disa orë.
Turma e protestuesve është zhvendosur në disa akse kryesore të qytetit, ndërsa aktualisht lëvizja po vijon në drejtim të zonës së Astirit.
Gjatë gjithë marshimit nuk kanë munguar thirrjet dhe pankartat kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e tij.
“Rama jepe dorëheqjen, Rama jepe dorëheqjen, Rama jepe dorëheqjen”, vijon të jetë thirrja kryesore e qytetarëve.
Protestuesit janë parë duke lëvizur në grupe të organizuara, ndërsa prania e tyre ka sjellë ngadalësim të qarkullimit në autostradën që të çon nga ish-sheshi Shqiponja drejt Astirit.
© Panorama.al















