VIDEO/ Nis magjia e Botërorit, shikoni golin e parë të eventit të shënuar nga Meksika!

Jun 11, 2026 | 21:34

Sulmuesi i Meksikës, Julián Quiñones ka hyrë në histori duke realizuar golin e parë të Botërorit 2026 në ndeshjen hapëse ndaj Afrikës së Jugut.

meksika

Goli i tij në minutën e 10-të ndezi festën në stadiumin legjendar Estadio Azteca, ku mijëra tifozë meksikanë po mbështesnin ekipin vendas në startin e turneut.

29-vjeçari, i cili vjen në Botëror pas një sezoni fantastik me klubin saudit Al-Qadsiah FC, konfirmoi formën e tij të shkëlqyer duke gjetur rrugën e rrjetës dhe duke realizuar një gol që hyn në histori.

Goli i Kuinones: (VIDEO)

© Panorama.al

Te lidhura