Pas tubimit te Kryeministria, nisi marshimi në rrugët e Tiranës, ku mijëra qytetarë u derdhën rrugëve me thirrje, flamuj shqiptarë, simbole, parulla dhe këngë patriotike.
Ata hodhën thirrje për bojkotin e antimitingut të nesërm të kryeministrit Edi Rama për 35-vjetorin e PS-së ku është thirrur me detyrim e gjithë administrata.
“Bojkotoni nesër” ishte thirrja kryesore, teksa u apelua për marshim qytetar dhe qëndrim larg provokimeve.
Të tjera thirrje ishin “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg”, “Revolucion”, “Shqipëri e re”, “Nesër më shumë”, Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Mjaft është mjaft” dhe të tjera.
Ky ishte një tubim madhështor, është organizuar prej 12 ditësh në Tiranë. Një pjesëmarrje historike e shqiptarëve në këtë protestë që ka kaluar edhe përtej kufijve.
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Akuza të forta kanë hedhur për qeverinë të cilën e akuzojnë për keqqeverisje.
Kjo revoltë i ka bashkuar të gjithë, dhe mesazhi është një dhe i vetëm dorëheqja e Ramës.
© Panorama.al
























