VIDEO/ “Nuk ka non grata që na gënjen, populli nuk ju do”- Protestuesit nga sheshi: Edi Rama, shko bëhu kryeministër në një vend tjetër!

Jun 11, 2026 | 20:55

Mijëra qytetarë shqiptarë u mblodhën edhe sot para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës.

Në protestën e sotme në Tiranë, të forta kanë qenë thirrjet e qytetarëve kundër qeverisë. Rama jep dorëheqjen”, janë thirrjet e qytetarëve.

Shqiptarët akuzojnë kryeministrin Rama për korrupsion dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Një lumë protestuesish janë derdhur në rrugët e Tiranës. Në Bulevard “oshëtin” thirrja “Edi Rama jep dorëheqjen”.

bulevard qytetaret

Një prej të rinjve u kujtoi politikanëve se nuk ka “non grata” që gënjen popullin.

“Zoti  e bekoftë Shqipërinë, mos u dorëzoni. Nuk ka non grata që na gënjen, populli ju ka shpallur non grata”, u shpreh i riu nga podiumi i protestës.

i riu

Ai denoncoi edhe skandalet e qeverisë me prona, koncesione dhe tenderime për oligarkët.

“I keni parë si krekosen me Faceboon e Instragram, fshijini. Bojkotojini nga të gjitha anët. Dhe të gjitha patronazhistat, u them se nuk kemi frikë”, u shpreh një tjetër qytetar.

Një tjetër protestues u shpreh se Rama duhet të shkonte në një vend tjetër për t’u bërë kryeministër.protestuesi shehs

“I bëjmë thirrje ambasadës amerikane të flasë me këtë të çmendur. Edi Rama, shko e bëhu kryeministër në një vend tjetër, ne nuk të duam”.

Ndërsa në shesh ushtuan thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Rama dorëhiqu”.

bulevard qytetaret

© Panorama.al

Te lidhura