VIDEO/ “Ky është Botërori ynë, mos u dekurajoni”- Gazetari Osman Stafa: Onkologjiku s’ka ilaçe, Rama ndërton 4,3 mln euro kopshtin “Eden”! Ky popull s’e meriton qeverinë që ka

Jun 11, 2026 | 20:06

Gazetari Osman Stafa tha nga protesta e sotme në bulevardin para kryeministrisë së qeveria i ka braktisur shqiptarët në mëshirë të fatit dhe apeloi që të qytetarët të mos dorëzoheshin, pasi ky ishte “Botërori i shqiptarëve”.

Sipas tij, populli shqiptar nuk e meriton qeverinë që ka, pasi arsimi, shëndetësia, shtresat në nevojë janë braktisur, rrogat dhe pensionet janë të ulëta dhe shqiptarët ikin nga varfëria.

“Ky popull nuk e meriton qeverinë që ka. A e meritoni ju qeverinë që keni? Kryeministri thotë se kjo protestë është thirrur në bazën e dezinformimit. Po për ju është dezinformim të thuash se shëndetësia nuk funksionon, se arsimi nuk funksionon, se rrogat janë të ulëta, se pensionet janë të ulëta? A është dezinformim? Nëse nuk kemi shëndetësi, nuk kemi as jetën. nëse ikën jeta për shkak të ilaçeve e pajisjeve, çfarë jete na duhet?”, u shpreh ai, ndërsa mori ovacionin e protestuesve.

osman stafa

Stafa vijoi me denoncimin e skandaleve në shëndetësi, ku të sëmurët me kancer nuk kanë as poltrone për kimioterapi, kurse kryeministri ndërtonte kopshtin Eden me 4,3 mln euro, ose Tigrat që nuk prodhojnë energji dhe inceneratorët që nuk djegin asgjë.

“Në Onkologjik ndihet mungesa e medikamenteve dhe e poltronëve, nënat dhe prindërit tanë e bënin kimioterapinë nëpër karrige. U dhuruan disa poltronë që nuk kushtonin më shumë se 70 mijë euro. Nuk i kishin 70 mijë euro për poltronë? Por kanë 4,3 mln euro për kopshtin Eden, për Tigrat që nuk prodhojnë energji, inceneratorët që nuk prodhojnë asgjë, e rrugët që prishen në shiun e parë. Më keq është bërë, shëndetësia, arsimi, shpopullimi, nafta, çmimet”, tha gazetari.

Screenshot 2026-06-11 194634

Në fund Stafa apeloi për kurajo, qëndresë dhe për fitore deri në fund, sikurse të ishte Botërori i shqiptarëve.

“Ka 12 ditë që Shqipëria luan Botërorin e saj, kurse këta thonë se sot nis Botërori dhe ikën protesta. Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë. Del kryeministri e thotë se jam patrioti më i madh, atdhetari më i madh se isha në serbi dhe thashë se Kosova ishte e pavarur. Jo, rroftë Amerika, ajo e shpalli Kosovën të pavarur. Thirrje e fundit, mos u dekurajoni, jepini besën njëri-tjetrit dhe sheshi të mos zbrazet se ndryshe e ardhmja e fëmijëve tanë do jetë i të tjerëve atje jashtë. Mos e tradhtoni atë Flamur”, përfundoi ai.

tubimi kryeministria

proteste shesh sot

© Panorama.al

Te lidhura