Protesta e sotme në ditën e 12-të mblodhi përsëri mijëra qytetarë shqiptarë në bulevardin para Kryeministrisë, ndërsa nisi me thirrjet për drejtësi ndaj kujtdo që kishte bërë korrupsion.
“Kushdo që ka firmosur për korrupsion, në burg”, ishte një nga apelet e hedhura nga podiumi i protestës prej aktivistes që hapi protestën.
Revolta e shqiptarëve kundër qeverisë do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave për largimin e qeverisë.
“Atdheu nuk shitet, Rama jep dorëheqjen. Belinda në burg”, ishin thirrjet e hedhura nga qytetarët dhe folësit.
“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Atdheu nuk shitet”, “Rama në burg, Berisha në burg”, janë thirrjet e qytetarëve që ‘jehojnë’ në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, shoqëruan ovacionet e protestuesve.
Kjo është ndër protestat më madhështorë që janë zhvilluar në vend, duke pasur një numër të lartë pjesëmarrësish.
“Belinda në burg, drejtorët e Tatimeve në burg, edhe Flamur Nokën në burg, kushdo që ka firmosur korrupsion, në burg”, ishin disa nga thirrjet e tjera të protestuesve para Kryeministrisë.
© Panorama.al













