Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar lidhur me heqjen e “non grata-s” për ish-kryeministrin e Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Në një përgjigje zyrtare për News 24, Zyra e Shtypit e Departamentit të Shtetit DASH ka bërë të ditur se Uashingtoni ka nisur të aplikojë lehtësime ose pezullime të përkohshme për disa nga sanksionet e vendosura nga administrata e mëparshme.
Sipas reagimit zyrtar, këto përjashtime janë dhënë pasi, siç thuhet, “shërbejnë një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara”.
“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa prej përcaktimeve sipas nenit 7031(c) që ishin vendosur nga administrata e mëparshme, pasi dhënia e këtyre përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës të Shteteve të Bashkuara.”, thuhet nga reagim.
© Panorama.al












