Në protestën e 12-të të qytetarëve në Tiranë, një protestuese u shpreh se qytetarët shqiptarë meritojnë përfaqësues të ndershëm, dhe jo deputetë si socialistja Zegjine Çaushi.
Po ashtu, ajo kritikoi edhe kryeministrin, për të cilin tha se sillet si i sëmurë psikik, tallet dhe imiton dhe që e ka kthyer shtetin në teatër personal.
“Ky popull meriton të përfaqësohet nga burra e gra të ndershëm, jo nga Zegjineja me shokë, jo nga një kryeministër që sillet si i sëmurë psikik, që tallet dhe imiton, që e ka kthyer shtetin në teatër personal”, tha ai.
Ajo solli në vëmendje edhe gjendjen e spitaleve, ku tha se qyetarët vdesin nga mungesa e ilaçeve.
“Kur nënat tona vdesin për ilaçe, ai bën karagjozin. Ne jemi këtu bashkë, jemi këtu për çdo nënë që vdiq me sytë nga dera e shtëpisë bosh”, tha ajo.
© Panorama.al











