VIDEO/ “Braktiseni kryeministrin në antimitingun e nesërm”- Qytetari thirrje administratës: SPAK të hetojë Ramën për lejen e ndërtimit që ka dhënë për Zvërnecin!

Jun 11, 2026 | 20:28

Mijëra qytetarë u mblodhën mbrëmjen e sotme në ditën e 12-të të protestës para kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë.

Një prej qytetarëve u shpreh se kryeministri kishte thirrur nesër më 12 qershor një antimiting me administratën për festën e PS, por apeloi që ata ta braktisnin dhe t’i bashkoheshin sheshit.

sheshi plot kryeministriaa

“A e dini pse kryeministri ka lënë nesër antimitingun në orën 17:00, sepse ne jemi të gjithë këtu mblidhemi në orën 18:30. Ata vijnë nesër, por me kokën ulur, me detyrim edhe pse me zemër duan që të jenë këtu. Thirrje për administratën që do jetë këtu nesër për antimitingun, braktiseni atë kryeministrin dhe hajdeni bashkohuni me ne këtu së bashku. Rama jepe dorëheqjen”, tha ai mes të tjerash.

protesta sot sheshi plot

protesta ne bulevard shesh kryeministria

Në fund qytetari kujtoi edhe lejen e ndërtimit për Zvërnecin që ka dalë në dritë dhe për të cilën Rama kishte thënë se nuk ekzistonte.

bulevard qytetaret

bulevard protestuesit

“SPAK të hapë hetim për kryeministrin, duhet të shkojë në burg. Leja për ndërtimin në Zvërnec është dhënë nga ai që në janar të vitit 2025, nga ai vetë”, u shpreh qytetari.

bulevard protesteKurse një aktiviste apeloi për qetësi ditën e nesërme:

“Mos bini pre e provokimeve nesër. Jemi këtu për një kryeministër që shantazhin administratën me bukën e gojës, jemi këtu edhe për atë administratë. Jemi këtu jo vetëm për dorëheqje, por për të gjithë pushtetarët e korruptuar dhe oligarkët që kanë marrë pronat. I kërkojmë drejtësisë hetim”.

protesta sot sheshi plot

© Panorama.al

Te lidhura