Në protestën e 12-të, protestuesit poshtë zyrës së Ramës në Kryeministri, kanë akuzuar qeverinë për presion ndaj administratës dhe kanë bërë thirrje që punonjësit të mos marrin pjesë në antimitingun në orën 18:00 ditën e nesërme, ku Partia Socialiste do të festojë ditëlindjen e saj të 35-të në Sheshin “Italia” në Tiranë.
Në fjalimet e mbajtura në shesh, protestuesit kanë akuzuar qeverinë për presion ndaj administratës dhe kanë bërë thirrje që punonjësit të mos marrin pjesë në aktivitetet e organizuara nga institucionet.
“A e dini përse e ka lënë mitingun në 17 e 30 mitingun kryeministri, sepse në orën 18: 30 do të jenë të gjithë këtu do bashkohen këtu. Ne nesër do t’i tregojmë se jemi më shumë dhe madje do i marrim edhe ata që i nis me pagesë nga qytetet e tjera. Çdo njeri që niset nesër për të ardhur në antimiting vjen me kokën ulur, sepse e di dhe zemra i thotë që duhet të jetë me ne. Kam një thirrje për të gjithë administratën që me detyrim do të duhet të jenë nesër, Braktiseni atë kryeministër dhe bashkohuni me popullin,” tha nje protestues,”, u shpreh një protestues.
Një tjetër qytetare tha se administrata po përballet me presion dhe po shantazhohet me “bukën e gojës”.
“Nesër pritet të organizohet një antimiting, ku të gjithë punonjësit e administratës janë të detyruar të marrin pjesë. Ju lutem, të mos biem pre e provokimit të një kryeministri që i do shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Ata janë shqiptarët tanë të mirë, por jo të lirë. Jemi këtu për t’i çliruar edhe ata.
Mos bini pre e provokimit, jemi këtu për një protestë paqësore, për një shtet që nuk të shantazhon me bukën e fëmijëve. Jemi këtu edhe për punonjësit e administratës të detyruar që nesër do të fshehin fytyrën për të mos dalë në foto. Jemi këtu edhe për ta, jemi këtu për ta çliruar Shqipërinë nga ky kryeministër autokrat që i shantazhon njerëzit me bukën e gojës.
Shqiptarët janë këtu edhe për ata, mos bini pre e provokimeve. Shqiptarët janë këtu edhe për ata, mos bini pre e provokimeve.”, tha një tjetër.
© Panorama.al











