“Opozita jemi ne!” – Protestuesit në Tiranë vijojnë thirrjet kundër kryeministrit dhe klasës politike: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen! Jep dorëheqjen

Jun 11, 2026 | 23:01

Protesta e qytetarëve në Tiranë, ku mijëra pjesëmarrës kanë mbushur rrugët e kryeqytetit duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, vijon siç është bërë tashmë traditë, me marshim në zona të ndryshme.

Gjatë marshimit protestuesit kanë vijuar me thirrje të forta kundër klasës politike, duke përfshirë edhe opozitën parlamentare.

“Opozita jemi ne”, është një nga sloganet e dëgjuara në shesh, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet drejtuar qeverisë dhe kryebashkiakut të Tiranës.

“Rama jep dorëheqjen” dhe “O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen” janë dëgjuar gjithashtu gjatë lëvizjes së turmës në rrugët e kryeqytetit.

Screenshot 2026-06-11 230209

Screenshot 2026-06-11 225705 Screenshot 2026-06-11 225545 Screenshot 2026-06-11 225321 Screenshot 2026-06-11 225314

© Panorama.al

Te lidhura