Videolajm/ Salla e mbushur plot me demokratë, momentet e pritjes së Ervin Salianjit në Lezhë nga strukturat e PD

Jan 18, 2026 | 20:10

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji zhvilloi foltoren e radhës ditën e sotme, këtë radhë në Lezhë.

Siç shihet edhe në video, në këtë takim kanë marrë pjesë një numër i madh demokratësh, të cilët mbushën plot Pallatin e Kulturës.

Demokratët dhe struktura e PD-së në Lezhë e ka pritur me brohoritma Salianjin teksa ai ka hyrë në sallë, ndërsa dhe i ka takuar disa prej qytetarëve të pranishëm.

Kujtojmë se nga Lezha Salianji nuk kurseu as komentet për kritikat e ardhura nga kolegët e tij demokratë, lë lidhje me turin e tij nëpër Shqipëri. Ai i ka cilësuar ato fjalë të ardhura nga frika e humbjes së privilegjeve dhe jo si qëndrime të bazuara në arsye.

“Çfarë nuk po thonë edhe për mua. Nuk ka gjë. Mos u mërzisni, njerëzit e trembur nga humbja e privilegjeve të pushtetit të opozitës çfarë nuk do thonë. Flet frika të dashur miq, dhe jo arsyeja e tyre”, tha ai.

 

Po ashtu ai theksoi edhe njëherë se nisma e tij për të takuar demokratët qytet më qytet nuk ka të bëjë me krijimin e një partie të re, por për të forcuar Partinë Demokratike dhe për ta nxjerrë atë fituese.

“Po e them për cilido që e gënjen mendja, unë nuk krijoj force tjetër politike, shtëpia ime është PD. PD do ta ndryshojmë, do ta bëjmë fituese”, deklaroi ai,

© Panorama.al

Te lidhura