Një video dramatike e publikuar nga Kanadaja tregon momentet kur një tren mallrash mbetet i rrethuar nga flakët e zjarreve masive që kanë përfshirë provincën e Ontarios.
Pamjet, të filmuara nga brenda trenit pranë zonës së Armstrong, tregojnë zjarrin që përhapet me shpejtësi në të dy anët e linjës hekurudhore, ndërsa makinisti dëgjohet të thotë:
“Kjo mund të na arrijë edhe neve këtu. Po bëhet pak e frikshme. Jemi të rrethuar nga flakët.”
Sipas The Telegraph, të gjithë anëtarët e ekuipazhit arritën të shpëtonin pa lëndime, pavarësisht situatës së rrezikshme. Videoja u publikua nga deputeti i Ontarios, Sol Mamakwa.
Ndërkohë, Hekurudha Kombëtare Kanadeze (Canadian National Railway) bëri të ditur se tre trena mallrash që transportonin materiale të ndezshme u ndaluan në zonën e Armstrong për shkak të zjarreve. Sipas mediave kanadeze, ekuipazhet u evakuuan në mënyrë të sigurt.
This is near Armstrong, Ontario.
When will the Canadian National Railway Company make a statement about this incident? pic.twitter.com/6bKJYugeR0
— Sol Mamakwa (@solmamakwa) July 14, 2026
Zjarret që vijojnë të përhapen në perëndim të Ontarios po përkeqësojnë situatën në rajon, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se retë e dendura të tymit mund të zhvendosen drejt rajonit të Liqeneve të Mëdha dhe shteteve verilindore të SHBA-së.
Sipas raportimeve, disa prej vatrave të zjarrit janë përhapur në një sipërfaqe që kalon 32 kilometra, duke e bërë të vështirë ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
© Panorama.al












