Lëvizja e qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës ka hyrë sot në ditën e 46-të. Qytetarët, si asnjëherë më parë në historinë e protestave në vendin tonë, mbushin bulevardin çdo mbrëmje duke kërkuar largimin e qeverisë.
Protestuesit e akuzojnë kryeministrin Edi Rama për keqqeverisje, korrupsion dhe mungesë transparence. Fillimisht ata mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të vijuar drejt Bulevardit te Kryeministrisë, aty ku mbajnë fjalimet në lidhje me pakënaqësitë që kanë.
Shëndetësia, largimi i të rinjve, rrogat dhe pensionet e ulëta janë në qendër të fjalimeve të qytetarëve. Lëvizja e tyre është karakterizuar me thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”, Rama në burg, Berisha në burg”, “Shqipëri e re”, “Revolucion”, “Ju ka ardhur fundi” etj.
Qytetarët janë shprehur të vendosur se nuk do të largohen nga sheshi deri sa të plotësohet kërkesa e tyre e panegociueshme, dorëheqja e Ramës.
© Panorama.al












