Akuzat për favorizimin e Interit, çudit avokati i Rokit: Pagoi një çmim shumë të lartë! Nuk e kuptoj se si…

Jul 15, 2026 | 17:27

Antonio D’Aviro, që është avokati i Xhanluka Rokit, ka folur pasi Prokuria e Milanos kërkoi pushimin e hetimeve për klientin e tij. Roki ishte dizenjatori i arbitrave dhe akuzohej për favorizim të Interit, ndërsa tashmë duket se çdo gjë po bie poshtë.

roki

Avokati ka çuditur duke justifikuar trokitjet e Rokit në dhomën e VAR, për të ndërhyrë në momente delikate. Ai u shpreh se ishin episode për të ndihmuar gjatë lojës.

“Kam folur me të dhe është shumë i lumtur. Tani do të vlerësojmë se çfarë do të bëjmë. Nesër do ta takoj dhe do ta diskutojmë me qetësi. Fatmirësisht gjithçka u zgjidh brenda një kohe të shkurtër, edhe pse çmimi që iu desh të paguante Roki ishte i rëndë. Sepse kur shpërtheu kjo çështje, flitej më shumë për të sesa për Trump.

Komenti im është pozitiv. Pas marrjes në pyetje të Rokit rreth dhjetë ditë më parë, kisha krijuar një përshtypje të favorshme, sepse ai iu përgjigj me saktësi të gjitha pretendimeve që ishin ngritur ndaj tij dhe i argumentoi ato. Gjatë të njëjtit marrje në pyetje, elementët e akuzës konsistonin në pretendimin se ai kishte qenë subjekt i ndikimeve, por ai dëshmoi se vendimet për caktimin e arbitrave janë marrë gjithmonë në autonomi të plotë dhe se nuk kishte pësuar kurrë asnjë ndikim nga askush.

Nuk e kuptoj se si ‘trokitjet’ mund të përbëjnë mashtrim sportiv. Ato kishin për qëllim korrigjimin e një gabimi të rëndë të bërë nga arbitri dhe jo ndryshimin e rezultatit të ndeshjes. Nga pikëpamja juridike, nuk shoh se si mund të ngrihet pretendimi për mashtrim sportiv.

Do të shohim. Me shumë gjasa, aktet do t’i përcillen Prokurorisë Federale, por ajo që konsiderohej si fakti më i rëndë dhe që ishte cilësuar si mashtrim sportiv, i cili mund të çonte në ngritjen e një akuze për shkelje sportive, më duket se ka rënë qartësisht”, u shpreh avokati i Rokit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura