VIDEOLAJM/ Si Edi Rama në opozitë sulmonte maxhorancën e Berishës: Rracë autokratësh, i duan njerëzit e varfër që t’i gënjejnë me një thes miell apo ti blejnë me 50 mijë lekë!

Jul 15, 2026 | 16:54

Protesta e mijëra shqiptarëve që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës dhe ngritjen e një qeverie teknike deri në zgjedhjet e reja, kanë sjellë në vëmendjen e publikut dhe të rrjeteve sociale, deklaratat e kryeministrit aktual, por në kohën kur ai ishte në opozitës.

Në deklaratat publike dhe intervistat e dhëna në disa media, Rama asokohe sulmonte rivalin e tij, Sali Berishën dhe maxhorancën e demokratëve të cilët i etiketonte si “racë autokratësh, që u interesonte që njerëzit të ishin të varfër”.

Deklaratat e Ramës janë sjellë në vëmendje nga disa përdorues në Tik Tok, video që kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë marrë mijëra shikime, pasi ato pasqyrojnë realitetin e sotëm dhe akuzat ngjajnë më aktuale se kurrë.

“Për këtë racë autokratësh, njerëzit duhet të jenë të varfër se janë më të kollajshëm si zgjedhës, se i kap, i thua do të sjell ujin, tani do të shtroj rrugicën.

Mos ki merak se më ke mua, dhe këta kalërojnë mbi varfërinë dhe papunësinë. Kalërojnë mbi dëshpërimin e njerëzve, i gënjejnë njerëzit me një thes me miell e ti gënjejnë njerëzit me çakall e t’u thonë: Na 50 mijë lekë dhe më jep kartën e identiteti që të mos shkosh të votosh kundër meje e me radhë. Kjo është Shqipëria që duan këta”, thuhet një video të shpërndarë online.

Videomesazhi përmbyllet me një montim ironik, teksa shfaqet Edi Rama me syzet blu, i cili disa ditë më parë ka sulmuar protestuesit si agjentë iranian, rus, grek të cilët kërkojnë të rrezojnë një qeveri të votuar dhe që ka kontratë me mbi 800 mijë votues.

@rexhephasani14Rracë e pastër..♬ original sound – Rexhep Hasani

© Panorama.al

Te lidhura