Aksidentet në galeritë e kromit janë kthyer në një shqetësim për shkak të rrezikut dhe shpesh mungesës së kushteve të sigurisë në miniera.
Nga Peshkopia, ku zhvilloi një takim me inspektoratet e qarkut të Dibrës, kryeinspektori Dashnor Sula vuri theksin te siguria në miniera, duke iu referuar statistikave me numrin e lartë të vdekjeve nga kushtet e vështira në galeritë e nëntokës.
Ai i bëri thirrje Inspektoratit të Punës të shtojë kontrollet në miniera, për të rritur sigurinë, në mënyrë që të shmangen aksidentet fatale.
“Ju bëj me dije se vetëm vitin e kaluar ka pasur 8 raste vdekjesh në miniera he të paktën 20 raste me plagosje, që kanë krijuar shqetësime të mëdhaja. Gjatë këtij viti, 2026, kam kërkuar nga Inspektoriati i Punës që të rrisë kontrollin që të ketë efektivitet dhe të parandalohen aksidentet në punë dhe humbjet e jetëve në këto miniera në qarkun e Dibrës”.
Kryeinspektori i Përgjithshëm, Sula u ndal edhe te problematikat me zjarret në qarkun e Dibrës, duke iu bërë thirrje inspektorateve përkatëse të marrin masa parandaluese, si dhe qytetarëve të shmangin ndezjet e zjarreve.
“Urojmë dhe shpresojmë që në qarkun e Dibrës dhe në Shqipëri të mos ndodhin zjarre që të jenë fatale. Ndaj institucionet të jenë vigjilente dhe të bëjnë të mundur parandalimin e situatave me njëri-tjetrin”.
I pyetur nga gazetarët për protestën kombëtare që mbahet në Tiranë prej 45 ditësh, Dash Sula e cilësoi si shenjë të demokracisë funksionale, për më tepër që është shoqëruar pa incidente.
“Protestat janë demokratike, janë gjithmonë të shëndetshme për demokracinë. Është liri e çdo qytetari që të protestojë dhe fakti se nuk ka pasur asnjë incident, asnjë problematikë përgjatë një muaji e ca, tregon se niveli i demokracisë është në rritje çdo ditë”.
Ashtu sikurse edhe në takimet e tjera, kryeinspektori Sula theksoi nevojën për kontrolle nga AKU-ja në subjektet që operojnë në fushën e turizmit për të garantuar sigurinë ushqimore.
© Panorama.al













