VIDEO/ “Ju erdhi fundi!”- Përfundon revolta e 47-të kundër qeverisë dhe kryeministrit! Qytetarët nuk tërhiqen: Rama jepe dorëheqjen!

Jul 16, 2026 | 21:56

Qindra qytetarë kanë përmbyllur protestën e 47-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke rikthyer sërish thirrjet e tyre për ndryshim politik dhe dorëheqjen e kreut të qeverisë.

Pas qëndrimit para Kryeministrisë dhe marshimit kilometrik nëpër rrugët e Tiranës, protestuesit janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë vijuar me mesazhet e tyre kundër qeverisë.

Gjatë protestës dhe marshimit janë dëgjuar thirrje si “Rama, jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!”.

Kujtojmë se gjatë protestës së sotme, aktivistët kanë përsëritur edhe kërkesat e tyre ndaj SPAK-un që të hetojë zyrtarët e lartë.

Po ashtu, protestuesit kanë lënë një mesazh gjigant të shkruar në tokë, në sheshin përballë Kryeministrisë, aty ku zhvillojnë çdo ditë tubimet e tyre.

Dita e 47 spak you (2)

Në shkrimin e madh drejtuar klasës politike, protestuesit kanë vendosur frazën: “Rama-Balluku, SPAK YOU!”, duke iu referuar thirrjeve të tyre për hetime nga SPAK ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë.

Në përfundim të protestës, qytetarët kanë deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre edhe ditët në vijim, duke e mbyllur tubimin me thirrjen: “Nesër më shumë!”.

Screenshot 2026-07-16 214849 Screenshot 2026-07-16 215026 Screenshot 2026-07-16 214302 Screenshot 2026-07-16 215124

© Panorama.al

Te lidhura