VIDEO/ Dita e 47-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Edi Rama dil në bulevard, Atdheu nuk është biznes privat!

Jul 16, 2026 | 19:58

Qytetarët nuk dorëzohen teksa u mblodhën edhe sot në ditën e 47-të të protestës, duke kërkuar largimin e qeverisë.

Me parulla, thirrje, pankarta dhe marshim, ata iu drejtuan Kryeministrisë si çdo natë.

Spikasnin parulla dhe thirrje nga më të larmishmet, sikurse ajo për shitjen e Shqipërisë nga Rama.

protesta5

“Edi Rama, dil në Bulevard, Atdheu është i yni, jo biznes privat”, “Revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jep dorëheqjen”, “Edi Rama, o legen, gjithë Shqipëria të urren”, “Berisha në burg, Rama në burg”, “Opozitë e shitur”, “Rama, Rama, f*ck you”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Rama, SPAk you”.

© Panorama.al

Te lidhura