Një i ri pjesëmarrës në protestën e 47-të kundër qeverisë, u shfaq me një orë simbolike në dorë, ku shkruhej “Edhe sa kohë na duhet të presim?”, duke thënë se ajo përfaqëson premtimet e pambajtura të qeverisë.
Sipas tij, mesazhi lidhet me çështje që vijojnë të mbeten të pazgjidhura prej vitesh, si uji 24 orë, nevoja për infrastrukturë bazike si edhe për anëtarësimin në BE.
“Ky është një mesazh shumë i thjeshtë për të gjitha gjërat që ka premtuar Edi Rama. Dhe pyetja është shumë e qartë: edhe sa kohë duhet të presim për ujë 24 orë? Edhe sa kohë duhet të presim për një shëndetësi të denjë? Edhe sa kohë duhet të presim për drita 24 orë? Edhe sa kohë duhet të presim për një infrastrukturë bazike? Sa kohë duhet të presim që të anëtarësohemi në BE”, tha ai, ndërsa shton se “edhe sa kohë duhet të presim që ne të kemi një jetë të denjë në Shqipëri?”
Ai u shpreh se ka marrë pjesë në protesta që prej tubimeve në Zvërnec dhe se lodhja shtë e panegociueshme në momentin që nevojat bazike janë në rrezik.
I riu: Ky është një mesazh shumë i thjeshtë për të gjitha gjërat që ka premtuar Edi Rama. Dhe pyetja është shumë e qartë: edhe sa kohë duhet të presim për ujë 24 orë? Edhe sa kohë duhet të presim për një shëndetësi të denjë? Edhe sa kohë duhet të presim për drita 24 orë? Edhe sa kohë duhet të presim për një infrastrukturë bazike? Sa kohë duhet të presim që të anëtarësohemi në BE?
Këto janë të gjitha premtime fushate dhe dua që qytetarët t’i mbajnë mend. Para se të votojnë, gjithmonë bëhen premtime: “Do bëjmë ujin 24 orë, dritat 24 orë, do anëtarësohemi në BE, do bëjmë trenin, do bëjmë shumë gjëra”, por asnjëra nga ato nuk është bërë.
Dhe pyetja ime është shumë e thjeshtë, edhe sa kohë duhet të presim që ne të kemi një jetë të denjë në Shqipëri?
Unë kam qenë që në protestat në Zvërnec, nuk jam i lodhur aspak. Lodhja është e panegociueshme në momentin që nevojat bazike janë në rrezik.
© Panorama.al













