Vajza e Ismail Kadaresë në mbështetje të revoltës kundër qeverisë, ish-ambasadorja publikon pamje nga tubimi masiv i qytetarëve në Tiranë

Jun 11, 2026 | 11:04

Në mbështetje të mijërave qytetarëve që protestojnë në shesh prej ditësh kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama ka dalë edhe Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadare dhe ish ambasadore e Shqipërisë në OKB.

besiana kadare

Ajo ka publikuar pamje nga pjesëmarrja masive në tubimin e së mërkurës, ku u mblodhën mijëra qytetarë duke kërkuar largimin e Ramës.

Dje ishte dita e 11-të e protestës, e cila në fillim nisi kundër projektit turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit, por tashmë është zgjeruar edhe ndaj keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar largimin e tij.

besiana kadare

© Panorama.al

Te lidhura