Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët në hyrje të parlamentit nëse i është hequr apo jo ‘non grata’ nga Amerika, por nuk ka pranuar të flasë.
Teksa hyri në Parlament, lideri i PD u prit me duartrokitje nga deputetët demokratë.
Berisha teksa iu drejtua foltores të Kuvendit tha shkurt: Unë erdha, u krye!
Bëhet e ditur se lajmin për heqjen e non gratës, Berishës i është dhënë nga e deleguara me punë në Ambasadën e SHBA, Nancy VanHorn, e cila ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e PD.
Megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sanksioni ndaj Berishës dhe familjarëve të tij ishte vënë më 19 maj të vitit 2021. Asokohe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e komunikoi ‘non gratën’ duke argumentuar se Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike. Akuza, që kreu i demokratëve i ka mohuar vazhdimisht.
© Panorama.al












