“Qytetarët s’ju duan më!”, Shehaj-Ballës: Kujdes se protestuesit do të të hedhin në kosh! Kreu i grupit të PS: Luli mund të bëhet i penduar dhe të tregojë se sa e pagove….

Jun 11, 2026 | 11:08

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe drejtuesi i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla replikuan në Kuvend në lidhje me protestën e qytetarëve që vijon prej ditësh duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.

shehaj balla

Shehaj theksoi se Kuvendi duhet të shkrihet për shkak se qytetarët po tregojnë se nuk i duan më, ndërsa ironizo Ballën duke i thënë se duhet të ketë kujdes se protestuesit mund ta hedhin në koshin e plehrave. Ai tha se qytetarët nuk mund të injorohen dhe të shmangen kërkesat e tyre.

Duhet të zbatoni rregulloren, ligjin e Kushtetutën. I shikoni njerëzit që kanë dalë apo jo? Janë me dhjetëra mijëra. Keni vjedhur shqiptarët, keni shitur Shqipërinë dhe interesin e tyre në këto 35 vjet. Shqiptarët kanë dalë kundër jush dhe ju i tallni. Ky parlament duhet të shkrihet sa më shpejt. Nuk ju duan më njerëzit, do t’u tërheqin zvarrë siç keni bërë juve me ta.

Ki kujdes Taulant mos kalo afër koshit të plehrave se ndonjë ditë do të të marrin dhe fusin brenda. Është turp kjo që po bëni. Nuk mund të injoroni qytetarët. Do mbahet mend si qershori i protestave dhe ju i injoroni. Turp. Dilni aty me njerëzit. Pse i shmangni dhe i injoroni. Mjaft i vodhët dhe i shtypët. Ua nxitë jetën në Shqipëri. I detyruat të iknit. Na del kryeministri dhe thotë pse se do të kemi zgjedhje se dali disa që protestojnë? Ju duken disa? Janë me dhjetëra mijëra duhet të shkojë në zgjedhje.”, tha Shehaj.

Balla, në replikën e tij, e akuzoi Shehajn se ka vjedhur listën e anëtarësisë së PD-së, duke e ironizuar se ish kryedemokrati Lulzim Basha mund të bëhet i penduar dhe “të tregojë se sa e pagove ti që të futi ty në listë.”

“Ia kam thënë para një jave po ta përsëris. Ti je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë. Të tërhiqet vëmendja e një zhurmuesi që shkon dhe bëb selfie në protestë. Protesta nuk ka asnjë lidhje me ty, se protesta lindi si një reagim për një projekt. Ti je mësuar se për cdo projekt, shkon natën dhe i thua investitorit më sponsorizo që të të mos përmend emrin, i shkon tv dhe iu thua sa lek do të më nxjerrësh në prime time.

Je një hajdut të dhënash personazhe, e gjobaxhi dhe person i dënuar për vjedhje të dhënash personale. Nën hetim për vjedhje të tjera të dhënash personale. Ktheji PD se sot ka një lajm të mirë. Luli mund të bëhet i penduar dhe mund të tregojë se sa e pagove ti që të futi ty në listë.”, tha Balla.

© Panorama.al

Te lidhura