Tirana transformohet në një qendër rajonale biznesi me mbërritjen e misionit tregtar Turqi-Shqipëri

Jan 30, 2026 | 13:55

baner turqia

Tirana pret në 3 shkurt 2026 – Tirana po pozicionohet si një portë kyçe për tregtinë rajonale, pasi më 3 shkurt mirëpret Misionin e nivelit të lartë Tregtar Turqi-Shqipëri, duke bashkuar prodhues dhe eksportues të shquar turq dhe bizneset shqiptare që kërkojnë partneritete të reja ndërkombëtare.

Misioni thekson trendin e qëndrueshëm në bashkëpunimin ekonomik midis Shqipërisë dhe Turqisë, duke krijuar një platformë ku bizneset mund të takohen drejtpërdrejtë, të shkëmbejnë ide dhe të eksplorojnë mundësi konkrete për zgjerim në të gjithë rajonin e më tej.

Kjo iniciative, organizuar nën koordinimin e Ministrisë së Tregtisë së Turqisë dhe nga Shoqata e Eksportuesve të Stambollit të Metaleve (İDDMİB), fokusohet të ofrojë rezultate praktike përmes takimeve të strukturuara B2B dhe diskutimeve të fokusuara biznesore.

Industritë kryesore dhe qasja ndaj tregut

Pjesmarrës në këtë event do të jenë një gamë e gjerë sektorësh strategjikë, duke përfshirë ndërtimin, sistemet e skelave, materialet e ndërtimit, produktet metalike dhe të sigurisë, fasadat, sikundër dhe industritë prodhuese, energjia dhe industri të tjera me potencial të fortë rritjeje në Shqipëri. Formati u mundëson bizneseve shqiptare të lidhen drejtpërdrejt me kompani turke me përvojë që kanë një rekord të provuar në tregjet rajonale dhe globale.

Regjistro pjesmarrjen dhe bëhu pjesë e takimeve dy-paleshe

📅 e martë, 3 Shkurt 2026
🕘 Ora 10:00 – 18:00
📍 Marriott Tirana Hotel – salla Amantia

🔗 Regjistrohu falas: https://kulmtradenetwork.org/albania

Një nga karakteristikat përcaktuese të eventit është orgaizimi në formatin e takimeve B2B, që fillojnë në orën 10:00 dhe vazhdojnë përgjatë gjithë ditës. Këto takime u lejojnë përfaqësuesve të kompanive të diskutojnë projektet e investimeve, nevojat e furnizimit dhe modelet e partneritetit në një mjedis të fokusuar dhe efikas, me qëllim krijimin e marrëdhënieve afatgjata dhe të qëndrueshme biznesi.

Sektori i ndërtimit mbetet një pikë kryesore, i cili reflekton rolin e tij në zgjerim në ekonominë e e vendit dhe kërkesën në rritje për ekspertizë dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Marrëdhënie tregtare në një trend rritëse

Mikpritja e Misionit Tregtar në Tiranë nënvizon rritjen e qëndrueshme të lidhjeve ekonomike midis Shqipërisë dhe Turqisë. Të dhënat e fundit tregtare e ilustrojnë këtë trend, ku eksportet turke në Shqipëri që u rritën nga $191 milionë dollarë në vitin 2005 në $926 milionë dollarë në vitin 2024, e njëherazi importet nga Shqipëria drejt Turqisë u rritën nga $16 milionë dollarë në $65 milionë dollarë gjatë së njëjtës periudhë.

Kompanitë shqiptare i vlerësojnë produktet turke për cilësinë, përshtatshmërinë dhe njohuritë e teknologjike sikundër fleksibilitetin me kërkesat vendore e rajonale, duke fituar pozicionin si një partner i preferuar biznesi në tregun shqiptar.

Pjesëmarrja institucionale në hapje

Hapja zyrtare e Eventit të Biznesit është planifikuar për në orën 09:30, me pjesëmarrjen e Ambasadorit të Turqisë në Shqipëri, Sh.T. Z. Tayyar Kağan ATAY, së bashku me përfaqësues të lartë nga İDDMİB, Dhoma e Tregtisë Tiranë, Shoqata e Ndërtuesve dhe figura të tjera kyçe nga sektori i biznesit dhe institucional. Takimet e biznesit dhe aktivitete rrjetëzimi do të pasojnë nga ora 10:00 deri në 18:00.

E themeluar në vitin 1986, İDDMİB përfaqëson një rrjet global eksporti me mbi 8,000 kompani anëtare, aktive në më shumë se 150 vende. Shoqata njihet gjerësisht për promovimin e cilësisë, inovacionit dhe rritjes së qëndrueshme në industritë e Turqisë të orientuara nga eksporti.

Ky mision tregtar synon jo vetëm të rrisë bashkëpunimin tregtar, por edhe të forcojë ekonominë rajonale përmes partneriteteve të qëndrueshme dhe afatgjata.

Burak D. Özelci, Kryetar i Delegacionit İ DDMİB
Burak D. Özelci, Kryetar i Delegacionit İ DDMİB

Logo 1

turkish export

 

© Panorama.al

Te lidhura