Pas marshimit kilometrik nëpër rrugët e Tiranës, mijëra qytetarë kanë përmbyllur protestën e 48-të kundër qeverisë, duke u rikthyer sërish në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë.
Gjatë gjithë marshimit, protestuesit kanë përsëritur thirrjet që tashmë janë kthyer në refren të kësaj lëvizjeje, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndryshim politik.
“Rama n’burg, Berisha n’burg!”, “Rama jepe dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!” dhe thirrje të tjera janë dëgjuar gjatë ecjes së qytetarëve nëpër kryeqytet.
Në përfundim të tubimit, ashtu siç do ditë, protestuesit kanë deklaruar se nuk do të ndalen dhe e kanë mbyllur protestën me mesazhin: “Nesër më shumë!”
Protesta vijon prej 48 ditësh radhazi, ndërsa qytetarët shprehen se do të vazhdojnë qëndrimin e tyre deri në plotësimin e kërkesave të panegociueshme të bëra nga sheshi, ku më kryesorja është largimi i kryeministrit Edi Rama.
© Panorama.al















