Thirrjet për arrestimin e kryeministrit Edi Rama kanë vijuar edhe gjatë marshimit kilometrik të mijëra qytetarëve në rrugët e kryeqytetit.
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit kanë lënë bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe kanë vijuar lëvizjen nëpër akset kryesore të Tiranës, duke shoqëruar marshimin me slogane kundër qeverisë dhe thirrje për drejtësi.
“Arrestoni Ramën!” ka qenë një nga thirrjet e drejtuara ndaj SPAK-ut gjatë marshimit në Rrugën e Elbasanit.
© Panorama.al












