Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Jul 17, 2026 | 21:42

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës.

policia shkoder naten

Sipas informacioneve paraprake, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e të shtënave, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga Policia për më shumë detaje.

© Panorama.al

Te lidhura