EMRI/ E rëndë në Korçë, 18-vjeçari plagoset me thikë nga njerku i tij pas një konflikti, arrestohet 37-vjeçari

Jul 17, 2026 | 22:54

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës mbrëmjen e sotme, ku një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë.

policia naten

Sipas të dhënave paraprake, i riu është konfliktuar me njerkun e tij, i cili dyshohet se e ka goditur adoleshentin me mjet prerës duke i shkaktuar dëmtime në kokë.

Pas ngjarjes, 18-vjeçari është paraqitur në urgjencën e spitalit të Korçës, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet në reanimacion.

Policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, 37-vjeçarit Niko Baka.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit dhe shkaqeve që çuan në plagosjen e të riut.

© Panorama.al

Te lidhura