Vijoi edhe sot protesta e 32-të qytetare kundër qeverisë Rama.
Një prej aktivistëve i kërkoi SPAK të bëjë procedurat për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
Aktivisti: Nuk duhet të harrojmë ti kërkojmë po SPAK që të nxitojë me procedurat për heqjen e imunitetit të Belinda Balluku, heqja e imunitetit të së cilës do i hapte mundësi drejtësisë të shkonte në vend. E dimë që në momentin që bie qeveria kryeministri hapet rruga për pikat e tjera dhe për të bërë një revolucion shoqëror në Shqipëri e pasuar nga një qeveri tranzitore me mandat 12 mujor që të bënte të mundur realizimin e pikave të tjera.
© Panorama.al












