Një qytetare shqiptare e ardhur nga Italia ka marrë fjalën në protestën e 32-të radhazi para Kryeministrisë, duke u bërë thirrje bashkatdhetarëve që të bashkohen në protestë dhe të mos kenë frikë.
Ajo tha se ka udhëtuar nga Italia për të qenë pjesë e tubimit dhe kërkoi që shqiptarët brenda dhe jashtë vendit të bashkohen, pasi sipas saj, fuqia qëndron te qytetarët.
“Kam një thirrje për të gjithë bashkatdhetarët, të bashkohemi të gjithë, sepse bashkimi bën fuqinë. Ne i kemi vënë këta në krye, ne i rrëzojmë. Populli e ka fuqinë, ne jemi fuqia”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se do të vijojë të qëndrojë në protestë deri në një zgjidhje.
Qytetarja: Kam një thirrje për të gjithë bashkatdhetarët, të bashkohemi të gjithë, sepse bashkimi bën fuqinë. Ne i kemi vënë këta në krye, ne i rrëzojmë. Populli e ka fuqinë, ne jemi fuqia.
Është hera e dytë që vij nga Italia. Të gjithë bashkëatdhetarëve të mi u bëj thirrje të jenë këtu. Ne e duam shumë Shqipërinë, por nuk mjafton nga larg. Duhet të vijmë këtu.
Unë jam e vendosur të qëndroj deri sa të ketë zgjidhje. Mos u lodhni dhe mos u trembni nga asgjë, ne jemi shumë të fortë. Kemi duruar shumë gjëra, tortura, punë që janë shumë të rëndomta, pa sigurime, për të drejtat tona, për të drejtat tuaja, për të mirën e vendit tonë.
Pse të mos bëhet Shqipëria të lulëzojë? Jemi ne, jemi rinia, jemi ne forca. Ju them të vini këtu, të gjithë së bashku ne mundemi. Ne e bëjmë ndryshimin. Unë do të qëndroj këtu çdo ditë. Dhe së bashku të gjithë ne jemi forca.
© Panorama.al











