“PD mbështet fuqishëm protestat”- Berisha: Gjenerata Z e shfazoi komplet Ramën! E shndërroi në kalec mjeran

Jul 1, 2026 | 18:55

Kreu i PD-së Sali Berisha mblodhi sot në selinë blu, Këshillin Kombëtar demokrat, anëtarët e të cilit u zgjodhën në Kuvendin e fundit në muajin maj.

berisha

Berisha në fjalën e tij u ndal gjatë te protesta masive prej një muaji e qytetarëve kundër qeverisë Rama.

Ai u shpreh se kjo protestë mbështetet fuqishëm nga Partia Demokratike, teksa ftoi të gjithë shqiptarët t’i bashkohen.

Sakaq, shtoi se gjenerata Z ka shfazuar dhe shkonfiguruar komplet kryeministrin Edi Rama, të cilin e kanë kthyer në “kalec mjeran”.

Berisha: Sot Këshilli ynë mblidhet në një nga kohërat më interesante të veçanta të tërë historisë së pluralizmit politik. Një lëvizje e fuqishme si një zgjim i vërtetë i gjeneratës së re apo gjeneratës Z ka shpërthyer në Shqipëri si një lëvizje liberatore. PD e cila zhvilloi një betejë epike të pashembullt në historinë e një vendi për t ë ruajtur sovranitetin e brendshëm apo opozitën e vërtetë, ka mirëpritur dhe mbështetur fuqimisht këtë lëvizje. Lëvizje e një rëndësie të jashtëzakonshme. Gjenerata e re ka në dy dekadat e fundit rekordet e betejave më të rëndësishme të fituara. Ishte kjo gjeneratë, që shpëtoi vendin nga mbeturinat e armëve kimike që i premtoi Edi Rama me vizitën e tij të parë në OKB. Shqiptarët i mbeten mirënjohës pafundësisht atyre. E vërteta ishte beteja e gjimnazistëve shqiptarë. Ata gjimnazistë dhe studentë me një ndjeshmëri, pastërti me ideale të gjetur kur panë se vendi vendosej para një rreziku u derdhën në rrugë dhe e detyruan despotin të anulonte vendimin e tij.

Nuk duhet të harrojmë se në vlerësimet ne e vërteta është ajo që na frymëzon që na udhëheq. Dhe atë betejë nuk e bën forcat politike, ne i mbështetëm por betejën e bën ata. Ata me një vendosmëri absolute nuk u tërhoqën nga beteja gjersa fituan. Nuk është kjo beteja e vetme. Mos harroni një moment tjetër, kur dora e zezë ekzekutoi 5 m nga pragu i shtëpisë Klodjan Rasha, shteti vrasës paraqiti të gjitha mashtrimet dhe trillimet. Po ato gjenerata nuk i besoi. Dhe dolën në rrugë me një trimëri të jashtëzakonshme. E detyruan Ramën të shkarkonte ministrin. Tani ata janë në rrugë. Forcë në botë që i pengon pa realizuar rrëzimin e qeverisë nuk ka. Lëvizja e tyre sado që përpiqet Edi Rama me të gjithë propagandën e tij koprolalike. Sado që ka marrë kompanitë më të mëdha për tua rrëmbyer algoritmin, sado ka krijuar me qindra faqe fake për ti sulmuar ata, çfarëdo që bën është i pashpresë. Ajo gjeneratë nuk di kurrë të tërhiqet. Ajo gjeneratë di vetëm të fitojë. Edi Rama paguan çdo gjysëm ore shuma marramendëse të mbajë në kontroll algoritmin po humbet çdo gjë. PD mbështet fuqimisht këtë lëvizje. Do shumëfishoj përpjekjet e saj për suksesin e saj. Asnjë njeri nuk duhet të gabohet nga ndonjë slogan i tyre që s’është i tyre. Nga thirrjet e tyre. Jo dhe jo. Imagjino një uragan me dhjetëra mijëra vetë. Në variantin kur aty janë 1000 armiqtë tanë që kërkojnë dhe ata rrëzimin e qeverisë. Ne do mbështesim plotësisht atë lëvizje. Edi Rama është sundimtari më i keq më amoral që shqiptarët kanë patur në histori. Mos harroni se idealet e atyre të rinjve janë ideale më fisnike. Ka njerëz që kanë humbur pronën. Ka të tjerë që kanë përjetuar padrejtësi të tjera. Por korpusi është korpusi i gjeneratës Z, ata protestojnë kundër një të keqeje të madhe që ka pushtuar Shqipërinë. Kjo gjeneratë vjen si një bekim për shqiptarët. Kjo gjeneratë i ka bërë Edi Ramës, shpartallimin më të madh. Brenda dhe jashtë vendit. E shkonfiguroi. E ktheu te daja i tij. I rrjedhuri Spro Koleka që kërkoi të na fuste tanket dhe mitralozat. E ktheuy në një kalec mjeran të zyrave të policisë sekrete. Dhe mendon se me këto do të mundë sadopak, të nxijë një lëvizje më madhështore pas viteve 90 në Shqipëri. Një lëvizje rinore. Të rinjtë ashtu siç patën ashtu siç patën ndjeshmërinë atë guxim. Të shpëtonin vendin nga armët kimike, kanë atë ndjeshmëri të shpëtojnë vendin nga Edi Rama. Ndaj dhe unë, kam një thirrje për secilin prej jush. Për çdo shqiptar. Të mos humbasë shansin historik për tu dhënë një ndihmë kësaj gjenerate. Që po lufton për çdo shqiptar. Për Shqipërinë e ardhshme. Është tradhti ndaj idealeve të tua të lirisë po të mos mbështesësh këtë lëvizje. Përshëndes qindra dhe mijëra demokratë të cilët lanë çdo gjë, nga Tirana dhe rrethet, dhe rjeshtohen si qytetarë në protestë. Është jetike. Meqënëse janë të rinj dhe janë brezi digjital. Të gjitha rrjetet sociale duhet të jenë në mbështetje të tyre. Çdo qytetar shqiptar me rrjet sociale e ftoj ta vendosë në dispozicion të tyre. Të postojë, ripostojë, klikojë. Edi Rama pasi akuzoi Iranin se po merr algoritmet, tani ka marrë kompani dhe paguan çdo gjysëm ore për algoritmet. Përshëndes blogere se me aftësitë e tyre me shkathtësinë u bën frymëzim. Për gjeneratën digjitale të Shqipërisë. Ndaj dhe detyra më parësore më gjithë bindjen time të bëjmë gjithçka që lëvizja rinore, të triumfojë.

Rama është i shfazuar, shëmbëllen ç’ti thuash? Mund ti vesh shumë epitete. Shpërndan me mijëra mesazhe në elitën politike europiane për ti paraqitur si lëvizje iraniane sepse gjeti Ikbalen në një foto me Ahadinexhad. Rama vetë ka foto së bashku me Erion Veliaj se i ka organizuar Internacionalen Socialiste në Teheran. Sa të dobët janë, kanë marrë fund. A mund ta imagjinoni kur kanë tmerr Ikbalen? Edhe krenarisht e shpallin non grata. Morën zvarritën dje protestues. Por nuk i mposhtën fare. Njëlloj si zvarritën atë në Zvërnec. Edi Ramën e pret fundi i merituar. Ndaj dhe të nderuar, mbështetje masive.

© Panorama.al

Te lidhura