Dita e 32-të/ Protesta futet në muajin e dytë, mijëra qytetarë çdo ditë në sheshe e rrugë: Rama jep dorëheqjen

Jul 1, 2026 | 7:46

Protesta për largimin e qeverisë dhe klasës politike futet në muajin e dytë. Si çdo natë edhe sot në 19:00 do të mbahet tubimi i 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.

Protesta foto masive221

Ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, por edhe shqiptarëve të diasporës, që t’i bashkohen tubimit në Tiranë.

Grumbullimi i protestuesve është parashikuar të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas marshimi do të vijojë drejt godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit do të qëndrojnë për të shprehur kërkesat e tyre.

Kërkesa kryesore e protestës mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në atë që cilësohet si protesta e 32-të radhazi, që shënon edhe një muaj nga nisja e protestave.

© Panorama.al

Te lidhura