Protesta e 32-të radhazi në Tiranë është shoqëruar edhe këtë mbrëmje me pankarta dhe mesazhe të ndryshme të qytetarëve, të cilët kanë përcjellë qëndrimet e tyre kundër qeverisë.
Në duart e protestuesve janë parë pankarta me mesazhe politike dhe sociale, ku ndër të tjera shkruhej: “32 DITË SHQIPËRIA NUK HESHT” dhe “RAMA N’BURG! BALLUKU N’BURG!”.
Një tjetër mesazh i protestuesve lidhej me bonusin e verës për pensionistët: “Me 5 mijë lek pensionistëve nuk blihet heshtja jonë”.
Mesazhe të tjera të shfaqura gjatë protestës ishin: “Kur Ramës i mbaron argumenti, fillon fyerja”, “31 ditë, kryeministri poston. Populli proteston. SPAK-u nuk vepron”, “Kryeministri poston. Populli proteston. Përgjegjësia mungon”
Ndërsa një tjetër pankartë shkruante: “Kur të lodhet Goni mbaron revolucioni”, duke iu referuar të riut që mban flamurin kombëtar në çdo protestë, prej një muaji tashmë.
© Panorama.al





















