“Jemi munduar të mos lejojmë dhunën”- Flet iniciatori i marshimeve: Ardhja e mërgimtarëve do i japë hov protestës! Kemi marrë kërcënime

Jul 1, 2026 | 19:35

Edhe sot në protestën e 32-të vijoi protesta masive e qytetarëve kundër qeverisë Rama.

visuar dalipi

Para nisjes së marshimit nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, foli për News24 një nga organizatorët, Visuar Dalipi. Ai u shpreh se ai vetë dhe grupi mundohen të ruajnë paqen në turmë dhe të evitojnë dhunë.

Dalipi shtoi se ka marrë kërcënime direkte prej protestës.

Visuar Dalipi: Ndjehem emigrant ën vendin tim. Më shumë vlerësohet një qen. Kjo më nxori. Duhet të punojë vetëm për qiranë, vetëm për ushqime. Komunizmi vazhdon thjeshta janë ndërruar emrat. Mendoj se kjo revoltë e para e këtij lloji do të thoja në gjithë botën. Duhet të përhapet më shumë në çdo derë. Marshimi ka qenë një nga gjërat më me vlerë. Këtu banon gjysma e popullsisë së Shqipërisë.

Unë si iniciator i marshimit, jam munduar të mbaj të mos ketë dhunë. Në dhunë fiton mafia. Do ishte një humbje e madhe për gjithë këtë sakrificë. Është më e madhe se ne. Të gjithë së bashku të ndihmojmë ta mbajmë të paqtë. Ardhja e mërgimtarëve do sjelli një hov të dytë protestës. Duke bërë rolin e sindikatave, e vetmja mënyrë pa dhunë. Të bllokojmë pikat kyçe e funksionit të kryeqytetit.

Shkëlzen Bushi një prej të arrestuarve, shoqëruarve më saktë gjithashtu dhe Hasimi krijuan kordon para policisë, jemi konfliktuar edhe me persona që kanë dashur të nisin dhunë. Nga ana jonë nuk ka pasur kurrë dhunë. Vetëm mund të kemi pasur ndonjë mërzitje të çastit. Marshimi është bërë një traditë. Nuk e ndaloj dot unë. Shumica ma kanë kërkuar këtë gjë. Jam munduar ta mbaj të paqtë. Edhe mua më ka nxjerrë kryeministri. Kërcënime të tërthorta ose tentativa për blerje. Kërcënime kemi marrë pafund. Kërcënime edhe të drejtpërdrejta edhe me profile falso. Kemi zgjedhur të mos i publikojmë. Gjithçka do e tregojë koha.

© Panorama.al

Te lidhura