Sulmi në Mynih/ Xhaxhai me lot në sy: Momentet e fundit të tim nipi

Jul 23, 2016 | 14:37

Ka qenë me shokun e tij gjerman, Dijaman Zabërgja, shqiptari i vrarë në Mynih, që u ekzekutua sapo dilte nga Mcdonalds, ku kishte blerë një zhveps.

dimo

Kështu rrëfen xhaxhai i tij, momentet e ankthit që nga casti që lexuan për sulmin e deri kur morën vesh se Dimo (si e thërrisnin ata) ishte vrarë.

Xhaxhai tregon për Express, momentet e fundit të nipit, bazuar edhe një letër që shoku gjerman i ka dërguar babait të Dijamantit.

Dijamant Zabërgja, nga Samadregja e Vushtrrisë, besohet të ketë qenë viktima e parë në të cilin shtiu Ali Sonboly, mbrëmjen e 22 korrikut, në Mynih të Gjermanisë.

Dijamanti bashkë me shokun e tij, me kombësi gjermane, po largoheshin nga objekti i  McDonalds, ku kishin blerë pije freskuese, kur edhe filluan të shtënat. Kosovari ishte personi i parë që u qëllua, ndërkohë që shoku i tij arriti të ikte duke i shpëtuar sulmit pa asnjë lëndim.

© Panorama.al

Te lidhura