VIDEO/ Paqe në “Adush Muça”, Bylisit dhe Tirana pa shënjestër! Vendasit e mbyllin me 10 lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 23, 2025 | 23:58

VIDEO/ Paqe në “Adush Muça”, Bylisit dhe Tirana pa shënjestër! Vendasit e mbyllin me 10 lojtarë

Bylisi dhe Tirana e kanë nisur me barazim pa gola këtë edicion të ri në elitën e futbollit shqiptar. Pavarësisht përpjekjeve për të shkuar te goli, të dy ekipet nuk arritën të zhbllokoheshin duke u pajtur me 1 pikë. 

bandicam 2025-08-23 18-52-33-123

Vendasit e Mirel Josës u shfaqën më kërkues në fragmente të ndryshme të lojës, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë mesfushori Patsatsia tronditi shtyllën e Bylisit. 

Në fundit e sfidës, teksa luhej minutae 93-të, sulmuesi i Bylisit, Mustafa, u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Soler.  

 

FT BYLIS-TIRANA 0-0

KOMENTI LIVE:

Mbyllet sfida! 

90+4′ Mustafa ndëshkohet me karton të kuq, për goditje ndaj Soler. Pas konsultimit me VAR-in, gjyqtari e përjashton nga fusha sulmuesin e Bylisit. (VIDEO) 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë!

87′ Tjetër tentativa e Tiranës me Fernandez, por topi kësaj here shkon mbi kuadrat.

86′ Edhe trajneri Mile kryen dy zëvendësime, largohen Haxhiu dhe Patsatsias, në lojë Tola dhe Falaje.

85′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Përndreca, Kodji në vendin e tij.

85′ Kërcënueshëm Bylisi me Peraltën, por topi shkon drejt e në duart e portierit Tafas.

83′ Tirana provon të lëshojë një shkëndijë me Fernandez, por gjuajtja e tij ndalet në dy kohë nga portieri.

79′ Bylisi më kërkues në këto minuta, por mungon saktësia para portës. Goditje e rrezikshme e Përndrecës, e cila bllokohet dhe shkon jashtë.

66′ Zëvendësim te Bylisi, largohet Uallison, në fushë Indio Olivera.

61′ Zëvendësim te Tirana, largohet Ernest vendin e tij e merr Fernandez.

59′ Tjetër mundësi e Bylis me Mustafa, por sulmuesi ndalet nga portieri Tafas.

58′ Pranë golit Bylisi me Malomon, që provon me të djathtën, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

53′ Marin Abazaj është i ndëshkuari i dytë me karton të verdhë.

54′ Bylisi është hedhur në sulm në kërkim të goli të avantazhit, por mbrohen mirë bardheblutë.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minutes shtesë!

46′ Abubakar është i ndëshkuari i parë i sfidës me karton të verdhë.

42′ Shtylla i mohon eurogolin mesfushorit të Tiranës, Patsatsia, i cili provoi me një silurë me të majtën nga një distancë e konsiderueshme, por fati nuk ishte me të. (VIDEO) 

41′ Tjetër shkëndijë e Bylisit me Uallison, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me shtyllën e Tafas. (VIDEO) 

38′ Zëvendësim i detyruar te Tirana, largohet kapiteni Dembele i dëmtuar, vendin e tij e merr Serxhio Vogli.

35′ Bylisi me një marsh më shumë në këto minuta, tentativa e Abazajt në hyrje të zonës shkon mbi traun e portës. (VIDEO) 

33′ Mundësi ideale për Bylisin me Malomon, që provon me të majtën, por topi grushtohet nga Tafas dhe shkon në këndore. (VIDEO) 

23′ Minuta të qeta, skuadrat duket se studiojnë njëra-tjetrën, teksa rastet e rrezikshme kanë qenë me pikatore.

16′ Rrezikshëm Bylisi me Ualison që provon me një gjuajtje që bllokohet nga Lleshi dhe shkon në këndore.

11′ Provon të kundërpërgjigjet Tirana me Ernest, por tentativa e tij ndalet nga portieri i Bylisit, Emanuel Zheremi.

4′ Bylisi jep shkëndijën e parë me Mustafa që provon me kokë, por gjuajtja e tij ishte qendrore duke u ndalur nga portieri Tafas pa problem.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE: 

BYLIS: Emanuel, Bruno, Abazaj, Përgjoni, Marku, Përndreca, Kamara, Malomo, Ualison, Mustafa, Peralta. Trajner: M.Josa.  

TIRANA: Tafas, Vera, Dembele, Lleshi, Valerianos, Soler, De Freitas, Haxhiu, Patsatsia, Tabekou, Ernest. Trajner: V.Mile 

GJYQTARË:  D.Grimci (Shkodër), E.Gjoka (Lezhë), A.Çobaj (Shkodër) 

VAR: Albert Doda (Tiranë), AVAR: Indrit Myrtja (Shkodër) 

1

PANORAMASPORT.AL