Kuraçao vendos një rekord, ka të vetmen grua në krye të stafit mjekësor të Kupës së Botës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2026 | 14:50

Kuraçao vendos një rekord, ka të vetmen grua në krye të stafit mjekësor të Kupës së Botës

Ajo është e vetmja drejtoreshë mjekësore grua për një ekip të Kupës së Botës 2026 dhe e treta në historinë gati 100-vjeçare të turneut. Emri i saj është Suzane Hurman dhe është drejtoreshë mjekësore për Kuraçaon, ekipin më të vogël ndonjëherë në turne për sa i përket popullsisë dhe madhësisë. Kur FIFA i tha se do të ishte e vetmja në Kupën e Botës, Hurman nuk hezitoi.

suzane

“Në fillim, nuk e vura re sepse është normale të jesh e vetmja grua, ose një nga të paktat në dhomë. Por shpresoj të shoh më shumë gra së shpejti, sepse ka shumë që janë në gjendje ta përballojnë detyrën”, i tha ajo BBC-së, duke shpjeguar se nuk frikësohet nga puna në një mjedis të dominuar nga meshkujt.

“Nëse tregon se je kompetente dhe e mirë në atë që bën, është e lehtë të fitosh pranim sepse ajo që ka rëndësi është cilësia dhe aftësia për të arritur rezultate”, vërejti ajo.

“Nëse shohin se je në gjendje ta përballosh detyrën dhe se ndani të njëjtat qëllime, gjithçka bëhet më e lehtë”, shtoi ajo, duke pranuar, megjithatë, se nuk është e lehtë të përshtatesh.

“Gjithmonë ka nga ata që thonë se është e pamundur. Si mund të punojnë gratë në një mjedis tërësisht mashkullor?” tha ajo.

Hurman studioi mjekësi në Holandë dhe klasa e saj përbëhej nga 70-75% femra. Megjithatë, kur filloi të merrej me sport, vuri re ndryshimin, përqindja e grave ra në 20-30%. Që atëherë, numri i atleteve femra vazhdoi të binte, sipas Hurman, deri në Kupën e Botës 2026, nga 48 ekipe, 47 kanë një shef të stafit mjekësor mashkull dhe ajo është e vetmja grua.

PANORAMASPORT.AL