EKSKLUZIVE/ Shok skuadre me Xhixhën dhe Çekiçin, Partizani pranë akordit me mesfushorin që për herë të parë do të…
Partizani është pranë akordit me Arafat Doumbia. “Panorama Sport” mëson se 20-vjeçari pritet të përforcojë mesfushën e të kuqve në vazhdim.

I gjatë 1.65 metra, bëhet fjalë për një nga mesfushorët premtues të Bregut të Fildishtë. Këmba e tij e preferuar është e majta. Pas një sezoni të kaluar në Algjeri, për herë të parë do i vinte mundësia për të luajtur në Europë nga Partizani. Dhe pse për të gjatë verës janë përfolur disa skuadra me emër nga Europa, ku ndër të tjera përmendim Lorient në Francë, karriera me shumë gjasa do vazhdojë në Shqipëri.
Eksperienca e fundit e Doumbias ishte me CR Belouizdad në Algjeri. Te këto të fundit u transferuan këtë verë Endri Çekiçi dhe Redon Xhixha.
Vlera e Doumbias në tregun e “transfermarkt” është 300 mijë euro. Në skuadrën e kryeqytetasve do të bëhej mesfushori i tretë më i vlerësuar, pas Hjumen dhe Kotes.
Ndërkohë për Partizanin do të ishte përforcimi i tretë në mesfushë këtë verë, ndërsa më parë janë prezantuar Hjumen dhe Nondi. Në total, Partizani ka transferuar deri tani: Skukën, Isgandarlin, Martinezin, Garsian, Da Silvën, Hjumen dhe Nondin.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













