Debutoi me fitore në Botëror, Endrik nuk i fsheh emocionet: Zoti më tha se do të bëja gjëra të jashtëzakonshme në jetën time

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2026 | 13:37

Debutoi me fitore në Botëror, Endrik nuk i fsheh emocionet: Zoti më tha se do të bëja gjëra të jashtëzakonshme në jetën time

Endrik u shpreh i lumtur për debutimin në Botëror me Brazilin në fitoren 3-0 ndaj Haitit.

endrik

“Jam shumë i lumtur. Zoti më tha se do të bëja gjëra të jashtëzakonshme në jetën time. Të dilja në fushë dhe të shënoja një gol që më vonë u anulua… por për mua, thellë në zemrën time, ishte një gol që vlente shumë. Gjithashtu dua të falënderoj tifozët brazilianë, njerëzit që erdhën nga Brazili në Shtetet e Bashkuara për të mbështetur ekipin kombëtar. Ky është një grup ku duhet të jenë vetëm lojtarët e etur për të luftuar, për të luajtur, për të qenë në fushë dhe për të ndihmuar ekipin. Mendoj se kushdo që është atje do ta ndihmojë ekipin dhe do t’i sjellë diçka të ndryshme grupit. Po punoj çdo ditë, duke i bërë gjërat siç duhet, duke e shtyrë veten çdo ditë, në mënyrë që kur të më lindë mundësia të jem gati dhe të mund të bëj atë që kam bërë gjithmonë me ekipin kombëtar, të luaj çdo ndeshje sikur të ishte e fundit”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL