“SPAK-u të arrestojë edhe dy brinjët e tjera të Trekëndëshit të Bermudës”- Qytetari nga protesta: Rama e Berisha të largohen, të përballen me drejtësinë! T’u hetohet pasuria

Jul 24, 2026 | 21:38

Drejtësia të çojë para përgjegjësisë dy brinjët e mbetura të Trekëndëshit të Bermudës dhe t’u hetojë pasuritë të gjithë politikanëve dhe zyrtarëve të korruptuar.

Ky ishte mesazhi i një prej qytetarëve nga podiumi i protestës në ditën e 55-të të saj para Kryeministrisë.

Ai tha se protesta po tregon se sheshi është i qytetarëve.

“Kjo protestë ka treguar se sheshi i përket popullit. Qytetarët nuk pranojnë të jenë spekatorë, kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie. I bëj thirrje Edi Ramës dhe Sali Berishës, është koha të largoheni e të përballeni me drejtësinë. Tregoni origjinën e pasurisë tuaj dhe lejoni drejtësinë të hetojë. Duhet të marrë fund pandëshkueshmëria dhe korrupsioni. Unë vij çdo ditë në protestë dhe do jem derisa qytetarët të mos dorëzohen. Askush nuk e ndalon një popull të kërkojë demokraci, të drejtën”, tha ai mes të tjerash.

qyetari7

Ai bëri thirrje për politikën e vjetër që të largohej dhe që t’i vinte fundi pandëshkueshmërisë. Ai i drejtoi edhe një thirrje Prokurorisë së Posaçme.

“Një thirrje për ata deputetë, a kanë turp apo s’kanë? A e dëgjojnë thirrjen e popullit? Rama në burg, Berisha në burg, largim i klasës së vjetër politike. I bëj thirrje SPAK-ut të arrestojë edhe dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës, sepse një nga brinjët iku”, vijoi ai.

Në fund bëri thirrje për një Shqipëri të re dhe klasë të re politike:

“Të vendosë para përgjegjësisë çdo zyrtar të korruptuar. Shqipëria ka nevojë për drejtësi dhe një klasë të re politike, koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar”.

© Panorama.al

Te lidhura