“Mos u provokoni nga patronazhistët”- Aktivisti thirrje qytetarëve në protestë: Ata bashkë me Edi Ramën e kanë kuptuar se u ka ardhur fundi dhe s’kanë shpëtim!

Jul 24, 2026 | 21:16

Një nga aktivistët dhe organizatorët e protestës popullore denoncoi nga podiumi para Kryeministrisë se në shesh kishte shumë patronazhistë që kërkonin dhe tentonin të provokonin.

Ai këshilloi qytetarët që të mos provokoheshin dhe të mos binin pre e tyre, duke deklaruar se bashkë me Ramën patronazhistët e kanë kuptuar se u ka ardhur fundi.

“Dje në këtë protestë pamë shumë patronazhistë, siç ua dokumentuam me foto dhe video. Edhe sot po shohim shumë patronazhista, u bëjmë thirrje që të mos provokojnë se bashkë me Edi Ramën e keni kuptuar se ju ka ardhur fundi dhe nuk keni shpëtim. Poshtë patronazhistët”, tha ai mes të tjerash.

aktivisti7

Në vijim të fjalës së tij ai këshilloi të pranishmit që të distancoheshin dhe të ruanin qetësinë nëse nuk i njihnin personat që i provokonin.

“Një thirrje për qytetarët e pranishëm, mos bini pre e provokimeve dhe patronazhistët., mos reagoni në gjaknxehtësi e sipër nga njerëz që nuk i njihni se kush janë ata. Poshtë patronazhistët”, përfundoi aktivisti.

aktivisti5

© Panorama.al

Te lidhura