“Si ka mundësi që asnjë nga partitë e Kosovës nuk premton Bashkimin me Shqipërinë?!”- Ben Blushi publikon foton nga Prishtina: S’kuptohet mirë kush fiton dhe kush humb…

Feb 8, 2025 | 16:03

Ditën e nesërme (9 shkurt) mbahen zgjedhjet në Kosovë, ndërsa Ben Blushi ka zgjedhur të shkojë në Prishtinë për të ndjekur nga afër atë se çfarë do të ndodhë aty.

BEN BLUSHI

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Blushi shkruan se nuk kuptohet mirë kush fiton dhe kush humb ne keto zgjedhje.

Ai ka bërë disa fotografi nga Prishtina, por ka zgjedhur të bëjë publike vetëm një, ku shihet një shkrim që thotë: “Punëtore e Punëtorë Organizohuni”.

“Nuk e di çfarë ndikimi kanë në këto zgjedhje premtimet e ndryshme por ajo që më habit është si ka mundësi që asnjë nga partitë e Kosovës nuk premton Bashkimin me Shqipërinë”, shkruan Blushi.

Komenti i Ben Blushit

ZGJEDHJET NË KOSOVË

Nesër mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Nuk kuptohet mirë kush fiton dhe kush humb prandaj dola nëpër Prishtinë për të bërë fotografi dhe për të kuptuar pak më shumë.

Nga qindra shkrepje zgjodha të postoj këtë foto, në të cilën një votues po mendohet ndërkohë që dikush ka shkruar në mur një parrullë sindikaliste që thotë, Punëtore e Punëtorë Organizohuni.

Nuk e di cfarë ndikimi kanë në këto zgjedhje premtimet e ndryshme por ajo që më habit është si ka mundësi që asnjë nga partitë e Kosovës nuk premton Bashkimin me Shqipërinë.

Kjo është gjëja më e pakuptueshme në këto zgjedhje.

Pse kosovarët duan të jetojnë vetëm?

Ndoshta do kuptohet nesër.

Ose ndoshta jo, nuk do kuptohet as nesër.

© Panorama.al

Te lidhura