VIDEO/ “SPAK dhe GJKKO t’i hetojnë deri në fund”- Eksperti Progni mesazh nga sheshi: Patronazhistët ta shohin protestën si meshë për të larë haqet! Po bllokojnë rrjetet sociale, shkelje e ligjit!

Jun 13, 2026 | 20:57

Eksperti i kibernetikës, Gent Progni, akuzoi nga sheshi i protestës qeverinë se po vijon me abuzimet e saj duke emëruar patronazhistë në krye të institucioneve që janë në qendër të hetimeve nga drejtësia për abuzime, si AKSHI.

Gjithashtu ai denoncoi ndërhyrjet e shtetit në rrjetet sociale për të përçarë protestuesit dhe ftoi patronazhistët që të bashkoheshin në shesh për të “larë haqet”.

“A e dini se sot në krye të AKSHI-t, edhe pse janë vjedhur 750 mln euro kanë vënë një patronazhist, është emëruar Igli Tafa. A e dini që kanë shkelur ligjin për mediat sociale, duan t’i bllokojnë! I bëjmë thirrje edhe AKEP-it që të mos ndërhyjë. A e dini që oligarkët janë problemi më i madh. Ftoj SPAK që të hetojë dhe GJKKO ta çojë deri në fund. Po paguajmë te Kadastra për pronat tona, po na grabisin pronat tona. Të anulohen projektet, të anulohet projekti i portit të Durrësit, të anulohet edhe ajo e Nartës”, tha Progni mes të tjerash.

progni

Më tej edhe një thirrje për patronazhistët që duan të bashkohen me protestën, teksa tha se Rama është kryeministër i tradhtisë, kurse populli kryeministër dhe qeveri e shqiptarëve.

“I bëjmë thirrje edhe patronazhistave që ta shohin protestën si meshë dhe të vijnë e të lajnë haqet e tyre këtu. Edhe një lajm të fundit për patronazhistët që duan të na përçajnë. Lajmërimi është: Zgjidhet qeveria e re, kryeministër është populli, zv/kryeministër është populli, kurse kryeministër i tradhtisë së Shqipërisë dhe Kosovës, Shkatërrimit të Mjedisit është Edi Rama. Rama në burg, Berisha në burg”, përfundoi ai.

protestuesit sheshi plot

shqiptari proteste

protestuesit bulevard

protestuesit me telefona

© Panorama.al

Te lidhura