“Mos dëgjoni kur thonë me shtetin nuk luhet” – Aktivisti Florjan Haçkaj: T’i japim një shkelm dhe ta rrëzojmë nga kali këtë klasë politike

Jun 13, 2026 | 20:50

Mijëra qytetarëve përpara Kryeministrisë iu është bashkuar edhe Florjan Haçkaj, aktivist dhe përfaqësues i  “Diaspora për Shqipërinë e lirë”. Ai është parë mes protestuesve, të cilët ndodhen në ditën e tyre të 14-të të revoltës.

Aktivisti mbajti edhe fjalën e tij përpara protestuesve, teksa tha bëri thirrje për më shumë bashkim mes shqiptarëve në Shqipëri dhe atyre që janë në emigrim për të larguar Edi Ramën dhe të gjithë klasën politike.

“Sot shoh fëmijë këtu dhe ne brezi përpara na ka rritur duke na thënë se me ujin, zjarrin dhe shtetin nuk luhet. Por me shtetin luhet dhe duhet ta bëjmë. T’i rrisim fëmijët siç duhet të rritet brezi. Diaspora është me ju.

Sot kemi pasur protesta në të gjithë botën, Zvicër, Suedi, gjermani e Itali. Dëgjoj shesh thirrjen që Rama jepe dorëheqjen. Jam dakord, por kur hipin në majë të kalit nuk zbresin vetë.

Kështu që bashkohuni ju këtu dhe ne jashtë dhe t’i japim një shkelm dhe ta hedhim jo vetëm Ramën por të gjithë këtë klasë politike që Shqipërinë e cilësojnë si pronë të veten.“, tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura