VIDEO/ Ndodh edhe kjo, bulevardi i tejmbushur nga mijëra protestues, qytetarët ngjiten te ish-“Piramida” me flamuj shqiptarë! (FOTO)

Jun 13, 2026 | 20:20

Protesta e sotme solli risi dhe emocione të veçanta, me momente dhe gjetje pikante nga qytetarët, që shoqëruan ato të parullave, thirrjeve dhe pankartave.

Një tjetër moment kulmor i protestës së 14-të masive që po zhvillohet në kryeqytet ka shënuar një përshkallëzim simbolik të tubimit.

Një turmë protestuesish janë ngjitur mbi shkallët e Piramidës së Tiranës, siç nuk ka ndodhur më parë, pasi në bulevard nuk kishte vend dhe hapësirë.

protestuesit te piramida

Në majën e objektit, pjesëmarrësit kanë valëvitur flamurin kombëtar kuqezi, duke e kthyer këtë pikë në një tjetër podium të revoltës qytetare.

Nga lartësia e Piramidës, protestuesit kanë ndjekur rrjedhën e tubimit kryesor që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, duke lëshuar thirrje të herëpashershme për dorëheqjen e qeverisë.

kryeministria protesta

© Panorama.al

Te lidhura