“Nuk ka humbur dinjiteti i njerëzve!” – Qytetari në protestë: Energjia e të rinjve duhet udhëzuar nga mendjendriturit e Shqipërisë! Ka ende intelektualë që s’ia kanë shitur shpirtin shenjtanit

Jun 13, 2026 | 19:51

Një qytetar, që mori fjalën në protestën kundër Edi Ramës, theksoi se revolta e tyre ka treguar se njerëzit nuk e kanë humbur dinjitetin dhe se janë ngritur për të kundërshtuar politikat e ndjekura nga qeveria.  

Ai u shpreh se forca e këtyre të rinjve që protestojnë prej ditësh duhet orientuar dhe udhëzuar nga intelektualët, që sipas tij, nuk ia shitur shpirtin shejtanit, duke iu referuar pushtetit.

“Ja që në këtë vend ka akoma gjak që zien nëpër vena. Nuk ka humbur dinjiteti i njerëzve. U bënë disa ditë se pyetet pse protestojmë. Protestojme nga arroganca e pushtetit, se jemi ndjerë të pambrojtur nga mburoja shtetërore, dhe jemi lënë jetim e flakur në mes të rrugës.

Protestojmë për ata makabritete që shohin në dyert e spitalit. Ku fëmijët e larguar amanetin e fundit që marrin nga prindërit është që të mos varrosen pa i parë ata për herë të fundit. Kjo është një tragjedi që vazhdon prej shekujsh dhe duhet ti japim fund.

Shumë kush nga ne se të tillë situatash do të veniteshin, se e donim Shqipërinë si e gjithë Evropa. Jo mor jo ne e duam Shqipërinë. Evropa do të na presë. Po qemë të zotët për veten nuk ka derë që të na mbyllet.

Kryeministri ka gjetur kohë të merret edhe me influencet. Në vend që t’i vesh gishtin kokës dhe ti kthehesh miletit, duhet të kesh parasysh se shqiptarët nuk e kanë humbur dinjitetin. Është kjo rini që ti përdore për të ardhur në pushtet dhe përmbysi të gjitha regjimet. Ne kërkojmë shtet dhe jo pushtet. “, u shpreh ai.

© Panorama.al

Te lidhura