Edhe në këtë ditë të 14-të të protestës, qytetarët përcollën mesazhe të forta kundër qeverisjes përmes pankartave.
“Kur diktatura është fakt, revolucioni është detyrë!”, “Kur populli flet, revolucioni troket”, “Pa ndryshim të politikës nuk ka të ardhme”, “Kur të hyjë në BE, a do të na ketë mbetur Shqipëria?”, ishin disa nga mesazhet që ata përcollën përmes pankartave.
Qytetarët shprehën sërish shqetësimet e tyre, duke i dhënë “zë” kërkesave për ndryshim në qeveri dhe një të ardhme më të mirë.
© Panorama.al

















































