Një nga protestuesit i ardhur nga Italia, teksa shprehu mbështetjen e tij për këtë revoltë qytetare në ditën e saj të 14-të, shpalosi edhe disa banderola të mëdha ku kishte renditur thirrjet për ndërkombëtarët dhe kërkesat për qeverinë.
Protestuesit nga diaspora kanë shpalosur një banderolë gjigante para Kryeministrisë ku kanë parashtruar gjashtë kërkesa.
Ata kërkojnë dorëheqje imediate, arrestim dhe konfiskim pasurish, qeveri teknike dhe kërkesa të tjera drejtuar edhe ndërkombëtarëve.
Ndër të tjera ai renditi 6 pikat kryesore:
-Dorëheqje imediate
-Burg dhe konfiskim
-Ndryshim të Kodit Zgjedhor
-Qeveri teknike
-Fillim të demokracisë
-Monitorim dhe audit ndërkombëtar
Gjithashtu ai vuri në qendër të vëmendjes dhe kritikës artistët, duke u shprehur se kur ata bëjnë koncerte, ata u gjenden gjithmonë duke “ua mbushur xhepat”, kurse tani tradhtojnë protestën si “të shitur”.
© Panorama.al





















