Dhuna policore ndaj Nallbatit na merziti të gjithëve! Rendëm i madh e i vogël në spital! Gazi i pari, Jorushi nga pas me lotin në sy si kristal prej trishtimit, unë si dede, i fundit, i mpirë si Muça pas daive! Nje infermiere as me njohu def nga sytë ti piskuriq me tha !
Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët, të cilëve here pas here u tregonte pëllëmbën e duarve të saj të njoma, si shenjë kopanisjeje, nëse e bënin sefte edhe me mua!
Ashtu mes plagëve, rënkimeve e duhmës së ilaçeve ma beri me shënjë të afrohem! Kolegët më shihnin me habi e xhelozi, por edhe me dhembje, se e kuptuan që ishte punë amanetesh!
Mes plagesh e përhumbjesh, gjeti forcë e më pyeti “Asaj i ka shkuar lajmi?” ! Kujt, i befasuar pyeta? Syve që të pelcasin, më tha me hungërimë- Mamicës, pra, kujt? tha. Po, po, mërmërita, lajmi u hap në gjithë Botën! Ke dy gisht kartë me vete se ty të kemi të deftereve? Gjithmonë e mbaj një bllok të vogël e për fat, hazër xhevap e nxorra ! M’u duk vetja si Abedini tek filmi “Këshilltaret” !
Nuk e di si shkon kjo puna ime, po nëse vate, ti shkruaj – amanet Mamicën vëlla! Shtanga, po jooo ç’thua …do bëhesh mirë! Eh, tha koka më pikon gjak nga shkop i dushmanit, shikimi më erret, fuqitë po më lenë, vetem shpirtin nashi për nashi e kam të ndezur, por tek ti kam besim se i qan avazet e namuzit !
Mu prenë gjunjët, por gjeta forcë e i thashë amanetin s’e tret as dheu, veç ma thuaj e prehu i qetë ! Një ahhh të gjatë lëshoi e pastaj fjalët : tek Mamica ka mbetur erzi i vatanit, e mbyti Avrupi vëlla, nduke për faqesh njeri, cimbise tjetri, puthe Rutte kodoshi, shtrëngoje ai Gerapetritis, me sytë bakërr Tajani, doren mbi supe ai francezi, perfafime te gjata suedezi, ndaj duhet të bisedosh edhe me Termenë si lab që është, dyfeket me gjalmë mbi supe, dhe ta hidhni gunën përmbi tela po qe nevoja – bruca e qeleshe ju gjen Dilo xhanani, nëm fjalën, belbëzoi e, pa me dhënë kohë të përgjigjem, ra në kllapi!
Në momentin më të vështirë tek kaloresia e vatani e kishte mendjen evlaja! Kur ia treguam gjithesa Eno Bozdos, tha do bëhet Shqipëria me të tillë levender e u zalis!
Me këso mejtimesh kthehem në Kuvend, në shkallë shoh njëfarë tipi – Kush je ti more zullap, e pyes? Une jam mu- mu – mu – mu- mi – mi – mi – ministër, ia doli të shqiptonte në fund! Emrin? La- la – la- la – Lamellari. Aaa, Lameqyqja, i thashë, nallbani, mbathësi i kuajve – mos të shoh më këtej more qafir, iu hakërreva – Bëma kabull, tha se ditët e fundit janë, do vijë Etilda dhe mbase te ju të opozitës kthehet buzëqeshja!
Në një qoshe, si monumet i ngrënë nga erozioni i kohrave pa mbarim, e ngrysur u shfaq Tezja qerratesha! Ajo shihte si Çezari – Brutin, Ervin Demo topolakun që lyp me xhebral karrigen e saj!
Nga dritarja dukej një zetor i ngarkuar me mobilje! Brof prej tij kërceu Niko si çapkën, mori një komedinë nën sqetull e në anën tjeter një abazhur dhe ngjiti shkallët me gezimin e punëkryerit!
Aty e kuptova se mobiljet e Kostaqit ishin bërë mirë e lirë nga Korça! Të tjerat le t’i ngjisë zdapi Genc Gjonçaj me tre deputetët e rinj më të shquar të PS – së , Llano Bleten, Gori Goroshin ,Ilo Pinci dhe Cuku tha!
Perdet le t’i hekurosë Klodi Spaqia se atë pune e bë mirë ajo, të marrë dhe pluhurat secilit fesin sipas kokës!
Dy buajt e tjerë të parlamentarizmit Tao dhe Toni flisnin nga pak me njëri- jatrin ! Ky i fundit i qahej pse Babua nuk e bëri pjesë te firmat historike për t’ja futur drejtësisë, por në vend të tij zgjodhi Ulësinë që vendin flitet se do ti zërë Koçisë ne asmablenë që do mblidhet shpejt!
Tao rrinte rëndë si shpëtimtar, teksa gusha i hepohej ënde më,nuk i kthente xhevap, vetëm tundte kokën për tia theksuar parëndësinë. Nuk do ishte keq të behesha Kryetar Parlamenti?, pyeti befas, por tani qe rradha e buallit Ton të heshtë!
Tridenti nuklear i partisë, Zeniqeja, Sara dhe Kiduina, rrinin hazër në pritje qe butoni të shtypej! Buçkua me zymtesine e tij solemne shikonte deputetin pa emer të Fierit, i gatshëm të shfaqte dobishmëri të pakërkuar !
Blendi Gonxhja, tanimë më i gjere se i gjatë, për të cilin ka thashetheme se është ministri me injorant i të gjitha kohrave, kullufiti edhe çapat e fundit të një panineje, fshiu duart për pantallona, i rrethuar nga stafi i tij i patentave, ngjiti shkallët duke dihatur!
Sytë më zunë edhe Belën, e cila dukej si Mari Antoneta pas gjyqit! Kishte melankolinë e kënges së Qabesë! “Në pyetë Babua per mua i thoni që u martua, në pyet ç’krushq i vanë , Tao, Ulësia, Damo, Klosi, sorrat e shkabat ministrinë do i hanë”!
Pirro Dëngu fshinte qyrrat me mëngë! Petrit Malaj bitiste me vete qysh erdha e po ik si anonim!
Evis Kushi rrinte në pritje që t’i jepnin ndonjë punë për të bërë si atë dite në seancë, kur i ngarkuan të lexonte Rregulloren, detyrë që e kreu më së miri! Tronditjen më të madhe ma dha Kostaqi, i cili ndiqte me sy Babon që ka filluar të kërruset pak, e të thinjet gazep, rrullat po i bëhen si brazda, tek zbriti nga makina! Po e lodhin, po e plakin, sa daramete i ngarkuan mbi shpinë , sa ngadalë ecën, sa të rëndë e ka hapin, dikur ishte shpuzë, djalkë fare, mos bëfshin hajër mos bëfshin, dhe ndukte qimet e fundit që i kishin mbetur në rradake, do t’i tredh me dorën time dordomuzët, vikaste nëpër korridor dhe imagjinata më ndalej mbi një satër të përgjakur, teksa Kostaqi kurdiste gihotinen e u punonte qindin Klosit, Damos, Taos, Ulësisë, duke kursyer vetëm Sofian lozonjarin në lule të jetes !! Sa e rendë mbi supe thagma “ Rrno vetem per me tregue”!
© Panorama.al












