Sakrificë ekonomike nga klubi i Seria A, Elseid Hysaj kthen përgjigjen pas ultimatumit

Jul 15, 2026 | 18:20

Negociatat mes Elseid Hysaj dhe Leçes kanë ngecur. Klubi i Seria A paraqiti dje ofertën zyrtare, ndërsa priti 24 orë për përgjigjen.

hysaj-1-675x450

Xhanluka Di Marcio shkruan se Leçe bëri përpjekje të konsiderueshme financiare. Në anën tjetër ndodhet Hysaj, i cili nuk dha dritën jeshile dhe preferon të shikojë për opsione të tjera para vendimit përfundimtar.

Negociatat e ngecura bëjnë që edhe Leçe të shikojë për opsione të tjera. 32-vjeçari i mbrojtjes u largua nga Lacio ku i pati minutat me pikatore në dy sezonet e kaluara.

Hysaj ka një karrierë të fokusuar vetëm në Seria A. Aty ku mbi 100 ndeshje regjistron me Empolin dhe Lacion, ndërsa te Napoli kaloi 200 paraqitje.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura